Kurti kërkon 15 vetura luksoze me qera në vlerë mbi 125 mijë euro
Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka hapur tender për 15 vetura luksoze me qera për 12 muaj.
Ky tender është në vlerë prej 125 mijë e 500 euro.
Në disa kërkesa të ZKM-së, thuhet se të gjitha veturat duhet të jenë identike në model dhe ngjyrë dhe do të jenë në shfrytëzim për nevojat e ZKM-së.
Viti i prodhimit nga 2018 e tutje, limuzinë, minimum pesë ulëse, katër dyer, automatik dhe me standarde të BE-së, janë vetëm disa nga kërkesat e specifikuara të Zyrës së Kryeministrit në tenderin e hapur.