Kurti: Kemi shtrirë sovranitet në veri si asnjëherë më parë, aktet e terroristëve serbë janë fundi i tyre

Kurti: Kemi shtrirë sovranitet në veri si asnjëherë më parë, aktet e terroristëve serbë janë fundi i tyre

Kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se Kosova si asnjëherë më parë e ka shtri sovranitetin në veri.

Në adresimin e tij në mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve, ai ka thënë se tani Kosova ka integritet të plotë.

Sipas tij, më pjesa veriore nuk mund të destabilizohet.

Si asnjëherë me parë kemi shtrirë sovranitetin në veri të Kosovës, kemi integritet territorial dhe sot që po flasim në Kosovë mund të këtë akte sporadike terroriste, por nuk ka më burime të brendshme që mund të na cenojnë sigurinë apo stabilitetin. Aktet terroristet parlamentar te orkestruar e të financuar nga Serbi është shprehje e pafuqisë së tyre. Dikur nuk kanë bërë akte terroriste sepse e kishin krejt në kontroll tash që e kanë humbur kontrollin bëjnë akët terroriste, por ky është fundi i tyre”, ka thënë Kurti.

Në adresimin e tij, ai ka folur edhe për bashkëpunimin që të dy vendet kanë pasur gjatë këtij mandati.

Ai ka bërë thirrje që ky bashkëpunim duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Shpërndaje në: