Kurti iu ik pyetjeve të gazetarëve, refuzon të flas për ftesën e Prokurorisë

Kurti iu ik pyetjeve të gazetarëve, refuzon të flas për ftesën e Prokurorisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka “refuzuar” të flas rreth ftesës së bërë nga Prokuroria Speciale ku ishte ftuar të dëshmojë në cilësinë e dëshmitarit në lidhje me rastin e rezervave shtetërore.

TV Dukagjini, ka bërë të ditur se pavarësisht insistimit të gazetarëve, Kurti nuk ka pranuar të flas rreth çështjes për ftesën e Prokurorisë.

Kurti sot është kthyer nga vizita zyrtare e bërë fillimisht në Kroaci pastaj edhe në Slloveni.

Ndërsa, aktualisht Kurti është pjesëmarrës i ngjarjes nga Organizata Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve (VORAE) i cili mban edicionin e IV-të të eventit “Let’s Talk” 2024.

Shpërndaje në: