Kurti i pikëlluar për vdekjen e Kaidanow: E takova në 1998-tën, mirënjohës për shërbimin e saj
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur i pikëlluar për vdekjen e Tina Kaidanow, ambasadores së parë të SHBA-së në Kosovë.
Ai është shprehur se e ka takuar personalisht në vitit 1998, derisa është shprehur se jemi mirënjohës për shërbimin e saj.
“Thellësisht i pikëlluar kur dëgjova për ndarjen nga jeta të ambasadores Tina Kaidanoë. Mbaj mend që e takova personalisht në vitin 1998, dhe dhjetë vjet më vonë, ajo u bë ambasadorja e parë e SHBA-së në Kosovë. Ne jemi mirënjohës për shërbimin e saj”, ka shkruar Kurti në X.