Kurti, i obsesionuar për të kapur drejtësinë, del me një plan për t’i ndëshkuar prokurorët dhe gjyqtarët, mendon të krijoj një “zyrë diciplinore”

Kurti, i obsesionuar për të kapur drejtësinë, del me një plan për t’i ndëshkuar prokurorët dhe gjyqtarët, mendon të krijoj një “zyrë diciplinore”

Kryeministri Albin Kurti, në RTK po shpalos programin e zotimet e tij për oferten e tij qeverisëse. Duke lexuar shpejt, shumë shpejt, e pa hyrë thell në shpjegime, ai po zotohet para qytetarëve për ato që planifikon t’i bëjë në 4 vitet e ardhshme.

Për drejtësi, ai përmendi njëfarë zyre diciplinore, që merret për ankesat ndaj gjyqtarëve e prokuroroëve. Madje ai përmendi se kjo zyre mund të ndërmarrë hapa edhe sipas detyrës zyrtarë. Pra pa u ankuar askush.

“Zyra për hetime diciplinore, që do të trajtojë ankesat për gjyqtarët e prokurorët. Zyra kryen mbledhjen e provave. Por ajo mund të veprojë edhe sipas detyrës zyrtare” – ka thënë ai.

Kujtojmë se planet për drejtësi që i kishte gjatë mandatit të plotë i dolën kundërkushtetuese, shumica nga to.

Shpërndaje në: