Zgjedhjet po afrohen, Kurti i mer me t’mirë mërgimtarët, thotë se patriotët dhe punëtorët më të mëdhenj gjenden jashtë Kosovës

Zgjedhjet po afrohen, Kurti i mer me t’mirë mërgimtarët, thotë se patriotët dhe punëtorët më të mëdhenj gjenden jashtë Kosovës

Përgjatë një tubimi zgjedhor në Frankfurt të Gjermanisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ekzaltoi mërgatën përmes lavdatave. Ai i quajti ata më patriotët e më punëtorët në mesin e shqiptarëve. Ua citoi edhe figurën e madhe shqiptare, Faik Konicën.

Më lejoni ta filloj me një thënie të Faik Konicës nga fillimi i shekullit të kaluar. Pra, ky shkrimtar e gazetar, diplomat e intelektual e kritik letrar i mirënjohur i kombit tonë shkruante se: Të gjitha ndryshimet politike kanë pasur përherë dy faktorë: Emigrantët dhe një elitë e vogël e lindur brenda vendit. Ky është kombinimi fitues për shtetin tonë, për kombin tonë”, deklaroi Kurti.

Jo vetëm patriotët më të devotshëm, jo vetëm punëtorët më të mëdhenj, por sot edhe studentët më të shkëlqyeshëm i kemi në diasporën tonë.

Kur themi që ne atje jemi brenda e ju jeni jashtë, nuk jemi tamam të sigurt për këtë. Meqenëse, nëse i ke patriotët më të mëdhenj, punëtorët më të devotshëm dhe mendjet më të ndritura jashtë, pra edhe zemra edhe muskujt edhe truri atëherë njëmend lind pyetja se kush është jashtë e kush është brenda. Ndoshta ne që jemi atje brenda jemi më jashtë, e ju që jeni jashtë jeni më brenda se ne atje”, deklaroi pos tjerash shefi i Qeverisë.

Shpërndaje në: