Kurti i drejtohet Ballkanit: Për përkrahje në tribuna mos keni merak

Kurti i drejtohet Ballkanit: Për përkrahje në tribuna mos keni merak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një video në ‘Facebook’ ka bërë të ditur se po shkon ta shoh Ballkanin në ‘Fadil Vokrri’ ndaj klubit turk Sivasspor.

Ballkani sonte me fillim nga ora 21:00 takohet me klubin turk, Sivasspor për ndeshjen e kthimit të Conference League, shkruan Periskopi.

Kurti nuk e ka kursyer përkrahjen për klubin kosovar, duke përshkruar ndeshjen e sotme si të rëndësishme për klubin e Ballkanit por edhe për shtetin e Kosovës.

Më poshtë mund ta shikoni mesazhin e Kurtit me video drejtuar tifozëve dhe klubit të Ballkanit.

Kujtojmë se Ballkani ndeshjen e parë e ka fituar me rezultati 3:4 në Turqi ndaj Sivassporit.

VIDEO

Shpërndaje në: