Kurti i bën opozitën trafikantë droge: E kanë hall kapjen e droges, kanë shenja abstinence

Kurti i bën opozitën trafikantë droge: E kanë hall kapjen e droges, kanë shenja abstinence

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që po kërkon edhe një mandat tjetër, në fjalimin e tij gjatë tubimit përmbylles në Prishtinë, ka vazhduar me sulme edhe më të ulëta se sa që është parë gjatë fushatës ndaj partive opozitare.

Derisa po fliste për opozitën, Kurti fillimisht përmendi Byronë, duke pretenduar se opozitarët “kanë ende shumë para” dhe se “kapitali i vjedhur do të kthehet”.

“Sikleti i këtyre ditëve, i gjithë këtyre kundërshtarëve që na e dëshmuan e mësuan atë që e kemi lexuar sepse e kemi ditur, që janë bashkë. Jo vetëm sepse atyre iu ndalë hajnia, sepse këta boll janë pasuru paligjshëm, e kanë ende para. Ne jau kemi marrë pushtetin politik, por kapitalin e vjedhur duhet ta kthejnë, sepse Byroja për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, ende nuk është funksionale mirëpo ajo do të bëhet se nuk bën, veç vonim se pshtim nuk ka” – tha ai.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër vazhdoi me sulme të tjera ndaj opozitës, madje duke i krahasuar ata me trafikantë droge.

Sipas tij, opozitarët pas aksioneve të Policisë kundër trafikimit të drogës, “kanë treguar shenja të abstinencës”.

“Nuk e kanë vetëm hall që iu ka ndalë hajnia, por si duket e kanë poblm që Policia e Kosovës e ka kapur sasinë më të madhe të drgoës dhe ka goditur shumë rëndë trafiqet.

Kur ta shikoni dikënd prej këtye kundërshtarëv që shan në mënyrë të pakuptueshne, janë shenja të abstinencës, a ju kujtohet, qysh kur këta ish-qeveritarë, ish-ish-ish-ish qeveritarë, kur ishin në pushtet dy herë policisë tonë iu patë vjedh dhoma më e sigurtë, dhoma e dëshmive, njëherë me drogë, njëherë me ari e kushedi cka” – tha ai, transmeton Nacionale.

Sulme ndaj opozitës pati edhe zëvendësja e tij, Donika Gërvalla, e cila njëherit njihet si një prej ministreve më të pasuksesshme të Qeverisë Kurti.

Gjatë fjalimit të saj, Gërvalla ka përmendur Ramush Haradinajn, Hashim Thaçi e Isa Mustafën.

“Sot, me pasaportën e Kosovës, qytetari lëviz i lirë dhe pa barrierë jo vetëm brenda zonës Schengen.

Po thonë që krejt i keni gjetë gati, por këtë nuk e arriti as Ramush Haradinaj sa ishte kryeministër i Kosovës, as Hashim Thaçi sa ishte president e kryeministër i Kosovës, as Isa Mustafa nuk e arriti, ishte i zënë me nënshkrimin e Zajednicës” – ka thënë ajo.

Para simpatizantëve të VV-së, Gërvalla tentoi të ironizonte me LDK-në:

“Duke ardhë për këtu ma tregoi dikush barcaletën ma të rë. Kish shku njani te mjeku, po i thotë mjek jam trullos pak, s’pe di cka kam. E pyet mjeku mos je në LDK, i thotë ai po. Hajt tha se të kalon më 9 shkurt se prej autobusit e ke” – ka thënë ajo.

Shpërndaje në: