“Kurti hileqar”, Pal Lekaj komenton veprimet e kryeministrit për zgjedhjet e parakohshme

“Kurti hileqar”, Pal Lekaj komenton veprimet e kryeministrit për zgjedhjet e parakohshme

Deputeti i AAK-së Pal Lekaj ka konfirmuar edhe njëherë se si parti nuk pranojnë ta bëjnë shpërndarjen e Kuvendit pa jap dorëheqje kyreminstri Kurti, shkruan Periskopi.

Kështu tha Lekaj gjatë një interviste sot për Periskopin, duke e quajtur Kurtin si “hileqar” pasi u shpreh i gatshëm për shpërndarjen e Kuvendit

“Ne këmbngulim se nuk guxojmë ta shpërndajmë parlamentin e Kosovës sepse po e shfajsojmë zotëri Kurtin që është kryefjala e të keqës që ia ka bërë Kosovës.

Nuk guxojmë të ia lejojmë atë lluks kryeministrit të Kosovës, sepse mendoj që është një hile e tij, është një veprim hileqar i zotëri Kurtit për shpërndarjen e Kuvendit. Pse mu atëherë kur dështoj për me u anëtarësu në KiE gjeti një rrugë tjetër për me zhvendos vëmendjen kur dështoi  me implementimin e Asociacionit kur ka premtuar para deputetëve dhe faktorit ndërkombëtar që ta implementoj Asociacionin dhe kshtu me njëfarë dinakërie i ka ftuar partitë opozitare në takim vetëm për të zhvendosur vëmendjen e dështimit tij”, tha Lekaj në Periskopi.

Intervistën e plotë e gjeni më poshtë:

Shpërndaje në: