Kurti: Grenelli dallon prej të tjerëve sepse është në pozicion me Beogradin

Kurti: Grenelli dallon prej të tjerëve sepse është në pozicion me Beogradin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti thotë se ambasadori amerikan, Richard Grenell dallon nga të tjerët sepse ka pozicion të njëjtë me Beogradin, transmeton Periskopi.

‘’SHBA nuk kanë ardh këtu që tia heqin tarifën 100 për qind Serbisë. MSS  e vërtetë që na ka ndihmuar. Por ato 2 milionë duhet marrë me rezervë sepse janë shumë për të qenë të menjëhershme’’, ka thënë sonte Kurti në Jeta në Kosovë.

‘Për mua Grenelli është i SHBA, por SHBA nuk është krejt ambasadori Grenell. Ky dallon nga përfaqësuesit e tjerë sepse unë kam qenë kritik. Për dallim të të tjerëve, tani Grenell ka qëndrim lidhur me një cështje të njëjtë me Beogradin. Ky është dallimi. E ka qëndrimin e njëjtë me Beogradin , për heqjen e tarifës 100 për qind dhe recipricitetit. Nuk është në mes, po në pozicionin e Beogradit. Nuk e di pse sepse në fillim nuk ka qenë ashtu’’.

Kurti ka thënë se në takimin e tij me Grenell, para se të formohet qeveria e tij, ai i ka thënë se nuk është për dialog, por për aksion të shpejtë.

Kurti ka theksuar se pas kësaj fjalie të Grenell, kanë filluar të qeshen.

“I thash që duhet të përgatitemi mirë për dialog. Më tha unë s’jam për dialog, jam për aksion. Qeshëm me atë që e tha, pasi që unë isha kritik për 15 vjet për mënyrë si dialogohej me Serbinë dhe në momentin kur isha përgatitur për dialog, ata e lanë dialogun. Dëshironin aksion, e jo më dialog”, ka thënë Kurti në Jeta në Kosovë./PERISKOPI/

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: