Kurti lejon hyrjen e mallrave serbe në Kosovë

Kurti lejon hyrjen e mallrave serbe në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media, ka bërë të ditur se Qeveria ka marrë vendimin për zhbllokimin e mallrave serbe që hyjnë në Kosovë, përcjell Periskopi.

Siç thotë Kurti, “gjatë ditës së sotme ministri i Punëvë të Brendshme i ka shkruar Drejtorit të Doganave që një njërën nga pikat kufitare me Republikën e Serbisë Kosova ka ndrruar masën nga kufizimi i mallrave te kontrolli i shtuar.

“Derisa të na vijnë skanerët e tjerë – do t`i vendosim në të gjitha pikat kufitare me Serbinë. Por derisa sa s`vin ata ne kemi hapur vetëm një pikë me kufirin me Serbinë. Këto janë masa të sigurisë dhe në ditët në vijim i kemi dy zhvillime të rëndësishme, mbledhja e CEFTA, e sot një javë, Samiti i procesit së Berlinit ku edhe presim që të kalohet nga CEFTA në tregun e përbashkët rajonal”, ka thënë Kurti. /Periskopi/

Shpërndaje në: