Kurti e Osmani “pa koordinim”- Presidentja thotë se ende nuk i është prezantuar ideja që Lajçak ta çojë në Venecia statutin e Zajednicës

Kurti e Osmani “pa koordinim”- Presidentja thotë se ende nuk i është prezantuar ideja që Lajçak ta çojë në Venecia statutin e Zajednicës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën për media në Drenas është pyetur edhe rreth propozimit të kryeministrit Albin Kurti, që emisari sllovak, Miroslav Lajcak, duhet ta dërgojë në Komision të Venecias Draftin e BE’së për Asociacionin.

Osmani ka thënë se për një ide të tillë të Kurtit ende s’është e njoftuar formalisht dhe tek pasi të ndodh një gjë e tillë, Osmani ka thënë se do ta shqyrtoj dhe më pas edhe ta japë qëndrimin e saj.

“Nuk kam parë një ide të tillë formalisht. Kur prezantohet tek Presidentja, e shqyrtoj dhe pastaj iu njoftoj. Idetë që prezantohen në media, s’mund t’i shoh si formalisht të prezantuara. Sipas Kushtetutës, përcaktimi i politikës së jashtme bëhet nga presidentja. Kurdo që prezantohet një ide e tillë e shqyrtoj”, ka thënë Osmani.

Ajo tutje ka shtuar se është me rëndësi që çdo ide të analizohet në kontekst të interesit të Kosovës dhe nëse vlerësohet që e ndihmon Kosovën, s’ka arsye që të mos përkrahet.

“Është me rëndësi që çdo ide të analizohet në kontekst të interesave të Kosovës dhe qytetarëve. Nëse vlerësohet që e ndihmon Kosovën, s’ka arsye që të mos përkrahet. Duhet të prisni edhe pak derisa ta diskutojmë në mënyrë formale këtë propozim”, ka thënë presidentja.

 

Osmani thumbon Kurtin nga Drenasi: Objektivat e jashtme përcaktohen nga kreu i shtetit

Shpërndaje në: