Kurti e Osmani lëshohen në fjalime të gjata – nuk ka fjalë rasti për Majlindën e Kukën në inaugurimin e Qendrës Nacionale të Xhudos

Kurti e Osmani lëshohen në fjalime të gjata – nuk ka fjalë rasti për Majlindën e Kukën në inaugurimin e Qendrës Nacionale të Xhudos

Sot është inauguruar Qendra Nacionale e Xhudos në Kosovë, në qytetin e Pejës.

Sporti i xhudos, me shumë meritë, do të ketë një qendër nacionale, ku do të mund të bëjnë edhe stërvitje e ndeshje në ambiente më të përshtatshme.

Në inaugurimin e kësaj Qendre kanë qenë sot prezent edhe liderë politikë, por edhe ata që ‘mësuan’ sportin e xhudos, Driton Kuka, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, përcjell Periskopi.

Gjatë ceremonisë, fjalë rasti pati për kryeministrin e vendit, presidenten, presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, presidentin e Federatës Kosovare të Xhudos, por jo edhe për akterët kryesorë.

Përveç momentin kur Distria Krasniqi e Nora Gjakova pranuan titujt ‘Nderi i Republikës’, nuk pati hapësira të tjera për heroinat tona.

Madje, një fjalë rasti nuk pati as për mbretëreshën kosovare të xhudos, Majlinda Kelmendi.

Sidoqoftë, në këtë ceremoni nuk munguan vargjet e kryeministrit Kurti për malet e Rugovës, e as krekosjet e presidentes për finalizimin e këtij projekti, ndonëse gjithçka ishte falë memorandumit për bashkëpunim nga MKRS dhe Federata e Xhudos. /Periskopi/

Shpërndaje në: