“Kurti e ngriti në qiell Ivanoviqin por s’shkoi për ngushëllime të familja Thaçi”

“Kurti e ngriti në qiell Ivanoviqin por s’shkoi për ngushëllime të familja Thaçi”

Ismail Syla, ish-këshilltari i Hashim Thaçit, ka folur për ceremoninë e varrimit të babait të ish-presidentit, duke kritikuar kryeministrin Albin Kurti pasi që ky i fundit s’ka shkuar për ngushëllime te familja Thaçi.

Syla ka thënë se ai nuk se çka të thotë për një njeri që nuk shkon për ngushëllime te kjo familje, por që i njëjti ‘’e ngrit në qiell Oliver Ivanoviqin’’.

Ai po ashtu ka shtuar se kjo është absurde dhe e pafalshme fakti se krerët e institucioneve të Kosovës s’kanë qenë në varrim.

‘‘Një njeri që bën një postim mediteran, do më thënë që e ngrit në qiell Oliver Ivanoviqin edhe nuk shkon në varrim në ngushëllim në familje të Hashim Thaçit, unë s’di se çka të them për atë njeri. Ka plot personalitete që erdhën dhe e nderuan, dhe ata e nderuan vetveten tek e fundit, sepse nuk mundesh me ndal madhështinë e njeriut. Tradita e jonë, tradita shqiptare, tradita kanunore, tradita e mirëfillte shqiptare është e burrnisë, burri din me falë. Kjo është do më thënë është absurde. Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë merr pjesë në varrim, ndërkaq krerët e institucioneve tona janë injorues, kjo është e pafalshme’’, ka thënë ai në T7 transmeton Periskopi.

Shpërndaje në: