Kurti e Kusari shkrihen duke qeshur, festojnë ditëlindjen me tortë e dhurata në Kuvend
Të buzëqeshur e të lumtur duken Kryeministri Albin Kurti e Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-lila në fotografitë e publikuara në “story” nga një anëtare e Vetëvendosjes.
Kurti i ka shkuar Kusarit në zyrën e grupit parlamentar, me dhuratë për t’ia uruar ditëlindjen. Mu në zyrët ku Kusari-lila koordinohej me Listën Serbe.
Kurti po vazhdon ta quaj “luftë hibride” raportimin e mediave për skandalet në qeverinë e tij e në grupin parlamentar.
Në anën tjetër Kusari-lila s’i mohoi mesazhët që i dolën, por i arsyetoi ato duke thënë se fjala “brate”, nuk është vetëm vëlla, por edhe “mik”.