Kurti: Do të shpërblehen me çmime ata që angazhohen vullnetarisht

Kurti: Do të shpërblehen me çmime ata që angazhohen vullnetarisht

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se personat që angazhohen vullnetarisht do të shpërblehen me çmime.

Në një video të publikuar në Facebook, Kurti tha se “në Kosovë ka shumë qytetarë që angazhohen vullnetarisht për ta avancuar shoqërinë tonë” dhe se “këto kontribute meritojnë të promovohen dhe falënderohen”.

Ai iu bëri thirrje qytetarëve që t’i nominojnë “të rinjtë, komunat, bizneset, përfaqësuesit e diasporës dhe figurat publike që janë angazhuar ose e kanë përkrahur vullnetarizmin në Kosovë”.

Sipas Kurtit ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet në dhjetor.

Afati për nominime për Çmimet e Vullnetarizmit është deri më 30 shtator 2024, përmes organizatës TOKA, siç shkroi ai në Facebook.

Shpërndaje në: