Kurti dhe Sveçla shfaqen në Leposaviq, vendosin gurthemelin e një nënstacioni policor
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë sot një vizitë në veri, më konkretisht në Leshak të Leposaviqit.
I shoqëruar nga ministrat Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi, ai ka vendosur gurthemelin e një stacioni policor.
Kurti, sipas “Kosovo-Online”, nuk ka folur para mediave pas përfundimit të kësaj ceremonie.
Ndërkohë, kjo vizitë nuk ka qenë e paralajmëruar në agjendën e kryeministrit për datën 10 shtator.