Kurti as edhe një fjalë për Kombëtaren e Kosovës, zgjedh Shqipërinë për t’i përkrahur
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një fotoje të postuar në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se së bashku me Lulzim Jasharin, djalin e Adem Jasharit, janë rrugës për në Tiranë për ta përcjellur ndeshjen e Shqipërisë me Çekinë.
Ai madje shkroi edhe në përkrahje të djemve të Shqipërisë.
Albin Kurti niset për Shqipëri bashkë me djalin e Adem Jasharit: Forca djema, Evropiani po na pret
Ajo që dihet është që edhe Kosova luan sot ndaj Andorës, por që Kryeministri Kurti nuk e tha as edhe një fjalë për djemtë e Kosovës.