“Kurteshi duhet të mbahet sa më larg publikut”- Reagon kryetari i AGK’së pas sulmeve ndaj gazetarëve

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, e ka dënuar gjuhen e anëtarit të VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, ndaj mediave.
Ai ka kërkuar nga partia në pushtet që z Kurteshi ta mbajnë sa më larg publikut.
Në “Edicionin Special” në Klan Kosova, ai ka thënë se deklaratat e zyrtarit të VV-së janë skandaloze, transmeton Periskopi.
“Mendim person, jo domosdoshmërisht i AGK-së është që z.Kurteshi duhet të mbahet sa më larg publikut. Z.Kurteshi nuk duhet të paraqitet në publik nga Vetëvendosja, të ketë komunikim me njerëz, sepse në secilin moment, siç e bën edhe në KQZ, siç e bën me gazetarët, bën të tilla deklarata që janë absolutisht skandaloze”, është shprehur ai.
“Në kushte normale, prokuroria do të duhej ta thërriste z. Kurteshin dhe ta marrë në pyetje, kush është ky pronar që është vrasës me pagesë, cilat janë faktet që dikush e quan dikë në opinion publik, vrasës me pagesë”, është shpreh ai.