Kurtan Kajtazi: Gjithmonë do të jem zëri i qytetarëve të Vushtrrisë dhe Kosovës
Kryetari i degës së PDK-së në Vushtrri dhe njëherësh kandidat për deputet, Kurtan Kajtazi me numër 37 në listën e kësaj partie mori mbështetje të fuqishëm në fshatin Stanoc të Poshtëm dhe Pestovë të Komunës së Vushtrrisë.
Kajtazi, tha se të jetë zëri i qytetarëve të Vushtrrisë dhe Kosovës në Kuvendin e Republikës.
“Stanoci i Poshtëm dhe Pestova sonte i thanë PO vizionit të PDK-së dhe kandidatit tonë për kryeministër, Bedri Hamza, për një Kosovë ma të mirë, me zhvillim ekonomik, mirëqenie e drejtësi për të gjithë.Mikpritja dhe entuziazmi i tyre ishte konfirmim i shpresës për Kosovën ma mirë, që është shndërruar në thirrje në çdo qytet, fshat dhe vendbanim të Kosovës. Gjithmonë do të jem zëri i qytetarëve të Vushtrrisë dhe Kosovës në Kuvendin e Republikës”, ka shkruar Kajtazi në Facebook.