Kurtan Kajtazi: Arsimi ka qenë gjithmonë prioritet i PDK-së
Kandidati i PDK për deputet, Kurtan Kajtazi ka publikuar një fotografi krah ish presidentit Thaci.
Ai shkruan se arsimi për PDK ka qenë gjithmonë prioritet.
1 shtator 2008, me kryeministrin Hashim Thaçi, ministrin e Arsimit Enver Hoxhaj dhe kryetarin Bajram Mulaku, patëm filluar shpërndarjen falas të librave për nxënësit e komunës së Vushtrrisë.
Arsimi ka qenë gjithmonë prioritet i PDK-së, dhe i tillë do të jetë edhe në qeverisjen tonë të ardhshme në nivel nacional.
Arsimi pas 9 shkurtit do të jetë ma mirë.
#PDK131
#KurtanKajtazi37 ✅