Kurrë nuk keni parë diçka të tillë: Gjyqtari ndëshkoi fansat me të verdhë gjatë ndeshjes Aston Villa – Bristol
Gjyqtari i Premier Leagues, Kevin Friend i tregoi fansave të Aston Villas kartonin e verdhë gjatë miqësores parasezonele kundër Bristol Cityt, të shtunën.
Villa fitoi ndeshjen 3-0 falë golave nga Jaden Philogene-Bidace, Ezri Konsa dhe Ollie ëatkins.
Por incidenti që ka shkuar viral në rrjetet sociale ishte një moment interesant ku u përfshi gjyqtari, transmeton Periskopi.
Pamjet tregojnë fansat e Villas duke brohoritur: ”Ti je vetëm një m*t Mike Dean,” në drejtim të 50-vjeçarit.
Friend pastaj hapi duart, sikur donte të thoshte ”çka është kjo?!”
Pas këtij reagimi, fansat e Villas brohoritën drejt gjyqtarit me eksperiencë: ”Kevin, na bëj me dorë! Kevin, Kevin na bëj me dorë!”
Friend reagoi duke ia treguar të verdhin fansave të Villas prapa golit për brohoritmat jo aq të këndshme.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
Kevin Friend giving a yellow card to the crowd for singing ‘You’re just a s*?! Mike Dean’ ? pic.twitter.com/2hsp2QIVQu
— REFSIX (@refsix) August 1, 2021