Kurrë nuk harrohet ndeshje ku Thierry Henry i bëri yjet e Real Madridit të dukeshin si fëmijë në kohën shtesë
Thierry Henry shpesh etiketohet si lojtari më i mirë në epokën e Premier Leagues dhe me plot arsye.
Legjenda e Arsenalit – i cili përfundoi i pari, para Cristiano Ronaldos, në listën e 100 lojtarëve më të mëdhenj në histori të Premier Leagues nga ‘FourFourTëo’ – ishte virtualisht i pakapshëm gjatë kohës së tij më të mirë, transmeton Periskopi.
Henry shënoi 226 gola në 370 ndeshje për ‘Topçinjtë’ gjatë tetë viteve – prej 1999-tës.
Francezi ndihmoi Arsenalin të sigurojë dy tituj të Premier Leagues, teksa fitoi edhe ‘Këpucën e Artë’ plot katër herë, duke u shpallur ‘Lojtari i Sezonit’ dy herë.
Sidoqoftë, fansat gjithmonë do ta mbajnë mend paraqitjen e tij kundër Romës dhe Interit në Champions League, derisa goli i tij i fitores si mysafir i Real Madridit në shkurt të vitit 2006, ishte një prej momenteve më të mira në tërë karrierën e tij.
Henry inspiroi Arsenalin drejt një triumfi të paharruar 1-0 në ‘Bernabeu’, falë një goli sensacional solo në pjesën e dytë.
Mirëpo, një tjetër moment – pak më pak i përfolur – magjik nga Henry ndodhi atë natë në kohën shtesë të ndeshjes.
Gjyqtari akordoi pesë minuta lojë shtesë, të cilat u dukën si një përjetësi për Arsene ëengerin, lojtarët e tij dhe fansat e klubit.
Tre prej këtyre pesë minutave kaluan kur Henry mori topin në brendësi të zonës së tij, para se të dhuronte momente masterklas se si të ruhet posedimi dhe të humben minutat.
Shikoni videon më poshtë. /Periskopi.com/
The sheer arrogance of this man omg. It’s like he’s playing with some kids. ? pic.twitter.com/rkOEODeZxv
— Dave ?♂️ (@DammitArsenal) February 13, 2020