Kurrë nuk harrohet goli ‘rrufe’ i Ibrahimovicit që theu ligjin e shpejtësisë së lejuar në qytetin ku po luante

Kurrë nuk harrohet goli ‘rrufe’ i Ibrahimovicit që theu ligjin e shpejtësisë së lejuar në qytetin ku po luante

Zlatan Ibrahimovic di të shënojë gola spektakolarë, më e pakta që mund të themi.

Pa marrë parasysh a është nga gjuajtja e lirë, goditje akrobatike, e drejtë të hamendësojmë se suedezi nuk kalon ndonjë muaj pa dhuruar ndonjë gol të tillë, transmeton Periskopi.

Është në natyrën e Ibras të provojë gjëra që shumë futbollistë nuk do ta kishin guximin as të tentonin t’i bënin – besoj se nuk ka nevojë të përmendet ai goli akrobatik kundër Anglisë më 2012, por po e përmendim nëse nuk jeni shumë të bindur për atë që thamë më lartë.

Sidoqoftë, për shumëkë goli më i bukur i Ibras për PSG-në erdhi në një ndeshje kundër Anderlechtit në Champions League më 2013.

Ibrahimovic nuk shënoi më pak se katër gola në ‘Lotto Park’ dhe i treti erdhi nga goditja më drithëruese që kemi parë ndonjëherë në jetë.

Mjaftë me fjalë më, shikoni golin më poshtë.

Sipas ‘ESPN’, gazeta norvegjeze ‘NRK’ mati shpejtësinë e goditjes së Ibrahimovicit dhe ishte plot 122 km/h dhe ajo që e bën edhe më të jashtëzakonshëm këtë fakt është se limiti i shpejtësisë lokale në Belgjikë është 120 km/h kur vozitet në autostradë. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: