Kurrë nuk duhet ta zgjedhni kremin pudër brenda dyqanit të kozmetikës
Gjetja e formulës së duhur të kremit pudër (Sherkut) është sa e vështirë aq edhe e lehtë, po të dini hilet e duhura.
Mes qindra nuancave, tonaliteteve të ftohta e të ngrohta, kremrave likuidë, kompaktë apo pluhur, gjasat për të gabuar janë të mëdha.
A e keni ditur se vendi i duhur për të provuar kremin pudër në mënyrë për të parë a ju shkon me ngjyrën e lëkurës është në zonën e nofullës, as në dorë, në ball apo në faqe.
Pasi të keni gjetur nuancën që ju shkon më përshtat lëkurës duhet të dilni nga dyqani pa e blerë kremin! Po nuk ka asgjë për t’u habitur.
Nuk mund të vendosni cila nuancë është e duhura për ju, pa dalë në dritën e diellit.
Aplikoni në dy anët e nofullave kremrat që mendoni se ju shkojnë më shumë e më pas dilni nga dyqani për të bërë testin e dritës natyrale. Meqenëse dritat fluoreshente në dyqanet e kozmetikës ndryshojnë jo vetëm ngjyrën e lëkurës, por edhe ngjyrën e produktit, është thuajse e pamundur të gjeni hijen tuaj ideale.