“Kurrë ma s’do t’i ketë 50%”- Tahiri: Kurti me 14 shkurt e ka mashtruar krejt botën
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së gjatë një interviste në Periskopi tha se Vetëvendosje nuk do të marr më 50% të votave.
Tahiri u shpreh se nën qeverisjen e Kurtit, Kosova nga ndërkombëtarët ka marr shumë kritika.
“Ky ktyeministër nuk mundet me mashtru as BE, as ShBA e as miqt e Kosovës. Në fakt ky i ka mashtru këta, i ka mashtru para se me ardhë në pushtet, se me qenë në i saktë kanë qenë po këto shtete të cilat në masë të madhe i kanë dhënë përkrahje anësore për me ardh në këtë pozicion dhe tani janë po këto shtete të cilat në historinë e shtetbërjen Kosovës kanë dhënë më shumë deklarata kundër Kosovës”, tha ndër të tjera Tahiri.
Videon e plotë e gjeni më poshtë:
“Kurrë ma s’do t’i ketë 50%”- Tahiri: Kurti me 14 shkurt e ka mashtruar krejt botën
#periskopi
Posted by Periskopi Extra on Tuesday, July 2, 2024