Kurimi i sëmundjeve vaginale: Cilat ushqime duhen konsumuar dhe cilat jo
Kosin që përmban mikrogjallesa parandalon bakteriet
Mikrogjallesat e shëndetshme që ndodhen në kos janë luftuesi më i mirë i mikrobeve që krijohen në organin tuaj gjenital. Këto bakterie miqësore parandalojnë infeksionet vaginale dhe përmirësojnë dukshëm sistemin tuaj tretës.
Lulelakra e fermentuar dhe sallatë
Sallata e bërë me lulelakër njihet si një ushqim dietik. Mesa duket, efekti pozitiv i saj shkon përtej kësaj. Bakteriet që luftojnë infeksionet vaginale gjenden me shumicë dhe në lulelakrën e fermentuar. Mund ta përgatisni lehtësisht në shtëpi ose ta blini të gatshme në supermarket. Dietës tuaj ushqimore nuk duhet t’i mungojë ky element.
Sasia e tepruar e sheqerit
Diabeti dhe kilogramët e tepërt nuk janë pasojat e vetme negative që sjell sheqeri. Departmenti Amerikan i Shëndetit ka zbuluar se një pjesë e madhe e kërpudhave vaginale të quajtura “yeasts” ushqehen me sheqerin në organizmin tuaj dhe kësisoj shtohen. Përveç sheqerit, edhe shtatëzania apo antibiotikët ndikojnë në shtimin e tyre.
Manaferrat
Me siguri miqtë tuaj ju kanë sugjeruar të konsumoni lëng manaferre sa herë keni patur probleme të sistemit tuaj urinar. Studime të reja në këtë fushë tregojnë se kjo nuk është gjëja e duhur për t’u bërë. Për të shmangur bakteret që ngjiten në muret e rrugëve urinare, në vend të manaferrave rekomandohen veshjet e gjera, shumë ujë dhe të brendshme me material miqësor që lejon ajrosjen.
Kafeina, alkooli, çokollata dhe ëmbëlsuesit artificialë
Membrana e brendshme e vaginës tuaj irritohet dhe dëmtohet më shumë nëse ju jeni duke konsumuar kafeine apo alkool në sasi të mëdha. Këta elementë shaktojnë urinim të shpeshtë, gje e cila ushtron presion dhe demton shtresën e brendshme të organit gjenital.
Hudhra, asparagu dhe ushqimet e tjera me aromë të fortë
Sigurisht që vagina juaj nuk do ketë asnjëherë aromë lulesh, për një sërë arsyesh. Megjithatë, ju mund të bëni diçka për të shmangur aromat e pakëndshme. Ushqimet me aromë të fortë si hudhra, ashparagu, apo salca “kerri” janë ushqimet numër një që duhet të reduktoni.
Mishi i kuq
Mishi i kuq shkakton djersitje duke shtuar aromat e pakëndshme. Ai gjithashtu rrit aciditetin në mjedisin vaginal duke rritur impaktin negativ.
Ujë, sa më shumë ujë
Uji është konsideruar burimi i jetës, jo më kot. Efekteve pozitive që ai shkakton, i shtohet dhe impakti në membranën e brendshme të vaginës. Kjo membranë është e përbërë nga mukoza dhe për këtë arsye ajo duhet të jetë përherë e hidratuar. Uji gjithashtu rregullon aciditetin dhe shmang aromat e pakëndshme.
Liri dhe soja
Këto dy drithëra rekomandohen veçanërisht për përiudhen gjatë dhe pas menopauzës. Farat e lirit dhe soja do t’ju ndihmojnë të rrisni nivelin e estrogjenit dhe të shmangni dehidratimin. Nëse nuk jeni fansa të tyre, mund t’i zevendësoni me mente.
Burimi: Buzzfeed