Kurdisja brina s’ka: Futbollisti kapet duke iu gëzuar golit të kundërshtarit, fillojnë hetimet

Kurdisja brina s’ka: Futbollisti kapet duke iu gëzuar golit të kundërshtarit, fillojnë hetimet

Skuadra e Kremençukut pëson golin e parë të takimit në minutën e 65′ nga një gol i Mikola Gaduçuk dhe në pamjet e kësaj goli shihet sesi numri 18 i skuadrës mike, Vitali Bojko ka festuar golin e ekipit kundërshtar.

Pamjet bëjnë menjëherë xhiron e internetit dhe ky rast shkon menjëherë në Komisionin e Disiplinës, Etike dhe të Fair-Play-t të Federatës Ukrainase të Futbollit me pretendimin se lojtari ka trukuar këtë ndeshje.

Ndërkohë vetë lojtari e mohon duke deklaruar se nuk ishte i lumtur për golin: “Nëse shihni të gjithë ndeshjen, mund të evidentoni në kamera të ndryshme se unë ngre duart lart dhe duke tundur kokën. Nuk isha i lumtur për golin.”

Shpërndaje në: