Kura me kripë që trajton dhimbjet e veshëve tek të vegjlit
Fëmijët e vegjël ankohen shpesh nga dhimbjet e veshëve. Por prindërit para se të shkojnë tek mjeku ose të marrin antibiotikë, duhet të informohen siç duhet.
Sipas “American Academy of Pediatrics”, fëmijët nga muaji 6-24 janë më të prirur për të pasur infeksion ë veshit, i cili nëse nuk shoqërohet me temperaturë, komplikacione apo dhimbje të mëdha, dhe mund të menaxhohet edhe pa përdorur antibiotik.
Gjatë kësaj kohe prindi duhet të shikojë nëse dhimbja vjen nga një vesh apo nga të dy.Nëse gjërat nuk janë duke u përkeqësuar, mund të përpiqeni të qetësoni dhimbjen edhe me metoda natyrale por ndërkohë duhet edhe të flisni me pediatrin e fëmijës.
Sipas të dhënave të mbledhura nga “New York Times Special report”, rreth 80-90% e fëmijëve e kalojnë infeksionin e veshit brenda 7 ditëve pa përdorur antibiotik, shkruan Living.