Kur Xavi ia tregoi vendin Neymarit duke e kapur për fytyre gjatë paradës me autobus të Barcelonës
Neymar theu zemrën e shumë fansave të Barcelonës kur u largua nga Paris Saint-Germain më 2017.
Sulmuesi brazilian ishte brilant për gjigantin katalunas.
Ai shënoi 105 gola në 186 ndeshje dhe formoi një partneritet të frikshëm me Luis Suarezin dhe Lionel Messin, transmeton Periskopi.
Neymar ka qenë i lidhur me një rikthim te Barcelona disa herë në vitet e fundit.
Dhe tash, sipas ‘Marca’, Neymar ka informuar Barcelonën se dëshiron të rikthehet në klub.
Derisa spekulimet për rikthimin e tij kanë filluar të marrin hov përsëri, ne jemi kthyer në kohë për ta kujtuar një moment bizar mes tij dhe Xavit.
Në vitin 2015, Barcelona festoi me autobus pa çati triumfin në La Liga.
— TheFootballAddick (@FootballAddick) April 4, 2021
Xavi e kapi për fytyre brazilianin dhe i tha të merrej me njerëzit që po e shikonin nga poshtë.
”Ai (Neymar) u mundua të mi hiqte këpucët dhe më shtyente kur unë isha në cep të autobusit,” tha Xavi në lidhje me incidentin.
”I thashë që duhet të ndalet së talluri dhe të koncentrohet te njerëzit që kishin ardhur për të na përshëndetur. Këto parada janë për njerëzit.” /Periskopi.com/