Kur u skadon afati veshjeve të brendshme?!- Tregojnë ekspertët

Kur u skadon afati veshjeve të brendshme?!- Tregojnë ekspertët

Rimeli duhet ndërruar një herë në tre muaj, kremi nga momenti që hapet skadon pas një viti, parfumi e ruan esencën dhe aromën deri në tre vite, por a keni menduar ndonjëherë për “datën e skadencës” së reçipetave?

Sipas ekspertëve, është shumë më e afërt nga se femrat mendojnë.

Sa herë ju ka ndodhur t’i ndjeni të lira, pak më të mëdha por e keni injoruar këtë gjë?

Ka disa gjëra që ne thjesht nuk mendojmë se duhen zëvendësuar nëse ne nuk ndryshojmë masë. Reçipetat mund të jenë një prej tyre.

Ekspertët thonë që ju duhet t’i ndërroni ato pas 6-8 muajve.

Lavatriçja, larja me proces të gjatë apo me ujë të nxehtë bën që këto të fundit të humbasin formën dhe elasticitetin.

Ajo që ju duhet të bëni është që të paktën t’i lani me dorë ose me proces të shkurtër me ujë të ftohtë.

Të brendshmet duhet të zëvendësohen çdo gjashtë muaj, ndërsa çorapet nëse nuk grisen çdo 1 vit.

Shpërndaje në: