Kur telefoni ta shpëton jetën (Foto)

Telefonat celularë mund t’ju shpëtojnë vërtet jetën, sidomos kur drejt jush është duke ardhur një shigjetë.
Ky ishte rasti i një 43-vjeçari në Australi i cili u sulmua nga një tjetër, njoftoi policia.
Incidenti ndodhi kur sulmuesi, i cili kishte një hark dhe shigjetë, doli për t’u ballafaquar me personin që nxori telefonin për ta fotografuar.
Momenti që 43-vjeçari ngriti telefonin, ai e qëlloi me shigjetë e cila depërtoi edhe telefonin për ta gërvishtur në fytyrë.
Sulmuesi 39-vjeçar u arrestua nga policia, e cila nuk pranoi të jepte detaje të tjera për ngjarjen.