Kur Ronaldinho e poshtëroi Steven Gerrardin para 90 mijë fansave në ‘Wembley’
Ronaldinho është, pa pikë dyshimi, një prej futbollistëve më të talentuar të të gjitha kohëve.
Braziliani ishte absolutisht spektakolar të shikohej në formën më të mirë. Fitues i ‘Topit të Artë’ më 2005 dhe dy herë Lojtari i Vitit i shpallur nga FIFA (2004 dhe 2005), Ronaldinho përgjithmonë do të kujtohet nga fansat e futbollit, transmeton Periskopi.
Veç karrierës fantastike me klube, Ronaldinho gjithashtu shijoi sukses me Kombëtaren.
Ai fitoi Kupën e Botës më 2002, Copa American dhe Kupën e Konfederatave më 2005.
Ronaldinho shënoi 33 gola në 97 ndeshje për ‘Selecao’. Një prej këtyre 97 paraqitjeve erdhi më 1 qershor të vitit 2007, kur Anglia luajti si nikoqire e Brazilit, e që ishte përballja e parë në ‘Wembleyn’ e ri.
Ronaldinho e gjeti veten kundër një mesfushe me emra si Steven Gerrard dhe Frank Lampard, derisa dhuroi momente magjike në Londër.
Në një pikë gjatë pjesës së parë, Ronaldinho pranoi topin brenda zonës së tij dhe vazhdoi drejt zonës së penalltisë së Anglisë, me Gerrardin që po e ndiqte hap pas hapi.
Gerrard, i cili atë kohë ishte një prej mesfushorëve më të mirë në botë, dha më të mirën për ta ndalur gjeniun jug-amerikan por përfundoi me fytyrë në barë.
Ronaldinho dhuroi një lëvizje fantastike në shpejtësi të plotë, për ta lënë Gerrardin të shtrirë prapa.
Ai pastaj ‘ushqeu’ me një top Vagner Loven përmes një pasimi pa shikuar, para se gjyqtari të akordonte goditje dënimi për Brazilin.
Shikoni momentin më poshtë. /Periskopi.com/
Feel like this video of Ronaldinho making a show of Gerrard isn’t talked about enough pic.twitter.com/3oBeBCSE4L
— Rudi Kinsella (@RudiKinsella) November 14, 2019