Kur Raul luante ndeshjen e fundit me Realin qante edhe gjyqtari anësor (Foto)

Periskopi.com Sporti

Raul Gonzalez ishte një legjendë e Real Madridit pasi kaloi plotë 16 sezone në ‘Santiago Bernabeu’

Raul debutoi me Realin në vitin 1994 ndërsa deri më 2010 realizoi 550 paraqitje me ‘Los Blancos’ duke shënuar 228 gola, transmeton Periskopi.

Ish-sulmuesi spanjoll ishte i preferuari i tifozëve të Realit, por atë e ‘donin’ edhe gjyqtarët.

Në ndeshjen e fundit që Raul e kishte luajtur me Real Madridin në ‘Santiago Bernabeu’ njëri nga gjyqatarët anësor pas përfundimit të ndeshjes nuk arriti që t’i mbante lotët gjatë një përqafimi me legjendën spanjolle./Periskopi/

Shpërndaje në: