Kur Putini fitoi më 2012 rusët dolën në rrugë. Pse tash jo?
Zgjedhjet presidenciale në Rusi përfunduan të dielën me rezultatin e pritur – fitoren e Vladimir Putinit për një mandat tjetër gjashtë vjeçar. Pavarësisht kësaj, janë disa aspekte të dukshme: Fitorja e Putinit me 76% të votave të përgjithshme dhe dalja prej 70% në zgjedhje, ishte posaçërisht vendimtare, dhe pak duket se i kontestojnë këto gjëra – që është, të paktën derisa lideri kryesor opozitar, Alexei Navalny, paraqet një listë të mashtrimeve të supozuara elektorale.
Një numër i madh i votuesve të Putinit i thanë ‘po’ asgjësë. Nëse një kandidat nuk premton kurrfarë të ardhme dhe mbetet popullor, kjo nënkupton që votuesit e tyre kanë votuar për ‘stabilnost’ – diçka që e kanë tash dhe që nuk duan ta humbin. Por cilat janë arritjet e periudhës së tanishme të Putinit të cilat rusët frikësohen se do t’i humbin?
Gjashtë vitet e kaluara ishin të tmerrshme për ekonominë ruse, që ka stagnuar derisa çmimet e gazit në treg vazhdojnë të bien. Rusia mori pjesë në konfliktin monstruoz në Ukrainë, duke nxitur sanksione nga Bashkimi Evropian. Shtuar kësaj edhe përpjekjet për të influencuar zgjedhjet presidenciale amerikane, dhe tashmë po shohim mundësinë e një lufte tjetër të ftohtë.
Brenda Rusisë, kisha po bëhet gjithnjë e më e fortë në ndërhyrjen e saj në jetën e përditshme, duke rregulluar gjithçka filluar prej qasjes në abort e deri te ajo që shfaqet në teatrin Bolshoi.
Krahasojeni pasojën e këtyre zgjedhjeve me pasojën e zgjedhjeve të kaluara. Në vitin 2012, Putini poashtu kishte fituar, por me një rezultat më të dobët. Njerëzit protestuan në rrugë ditën e nesërme që pasoi zgjedhjet. Më kujtohet sesi çdokush rreth meje në atë demonstratë ishte shqetësuar me idenë që të kishte gjashtë vite të tjera të Putinit – protestat vazhduan për edhe gjysmë viti. Disa demonstrata përfshinë qindra mijëra njerëz, që normalisht do të ishin apolitik. Protestat e 2012-s kundër Putinit u bënë pas një periudhe të rritjes ekonomike kur marrëdhëniet e Rusisë me pjesën tjetër të botës ishin relativisht stabile.
Tash, gjashtë vjet pas problemeve politike e ekonomike, nuk ka demonstrata, dhe nuk ka shenja të ndonjë opozite që derdhet në rrugë.
Në fakt, e vetmja demonstratë për t’u parë ishte ajo që u organizua nga mbështetësit e Putinit. Duke qënduar atje, në mes të një turme të rinjsh e pleqsh, që kishin ardhur vullnetshëm ose të detyruar nga puntorët e tyre për Putinit, hamendesha sesi kishim mbërritur në atë situatë: një mendësi ku nëse gjërat shkojnë keq në Rusi, njerëzit nuk shpresojnë që gjërat të bëhen më mirë – ata shpresojnë thjesht që gjërat të mos bëhen më keq.
Fakti trishtues është që një numër domethënës njerëzit që njihja e që morën pjesë në protestat e 2012-s dhe 20130s kanë emigruar dhe nuk janë kthyer në Rusi.
Shumë prej atyre që qëndruan thjesht nuk votuan këtë herë, ose e prishën votën e tyre. Tash ata bëjnë shaka që të shohin Rusinë të lirë, thjesht duhet të jetojnë më gjatë se Putini. Të tjerë janë kthyer të punojnë në bamirësi apo kulturë, duke shpresuar thjesht të shmangin politikën ruse për gjashtë vitet që vijnë.
Përktheu nga Guardian: Periskopi