Kur ‘profili i rremë’ mobilizonte VV-në në grupin ku postonin deputetët e Kurtit
Çështja e profileve të rreme është bërë mjaft serioze dhe po cenon seriozisht demokracinë. Por, kësaj here si duket po shkon në një nivel tjetër.
Jemi mësuar të shohim angazhimin publik të profileve të rrejshme nëpër komente e nëpër pëlqime të statuseve të ndryshëm në Facebook.
Por, kësaj here profilet e rreme kanë dalë në një stad krejtësisht tjetër.
Profili i rremë Via Smith, që i ka vetëm 5 shokë në Facebook, ka bërë një postim mobilizues ndaj militantëve të Vetëvendosjes në grupin “Me kryeministrin”, përcjell Periskopi.
Kujtojmë që në këtë grup postojnë edhe shumë zyrtarë të lartë dhe deputetë të Vetëvendosjes, përfshirë Fitore Pacollin, Dimal Bashën, Mefail Bajqinovcin etj. Por, jo secili mund të postojë sepse ato kontrollohen nga administratorët e faqes, që janë dy militantë të njohur të Kurtit.
Siç mund ta shihni, numri i pëlqimeve që merr ky postim i profilit Via Smith është shumë i lartë, mbi 500 sosh.
Nuk dihet nëse profili i rrejshëm Via Smith do të ketë mundësinë në të ardhmen të garojë edhe për deputete apo ndonjë funksion tjetër institucional me avancimin e teknologjisë.
PËRDITËSIM: Tashmë ky grup raportohet të jetë mbyllur!