Kur Nuri Seferi gjunjëzoi boksierin serb: ‘Tatuazhet e shkjaut me kriminelë të luftës ma shtuan inatin’
Boksieri i njohur shqiptar, Nuri Seferi me nostalgji ka kujtuar një video nga dueli me bokserin serb, Dusan Krstic, transmeton Periskopi.
Rivali i Tysonit shqiptar ishte drejt ‘KO teknik’ kur trajneri i tij hodhi peshqirin dhe shpalli dorëzimin.
Boksieri shqiptar ka publikuar një pjesë nga dueli i fituar, ndërkohë që shkruan: “Inspirimin më të madh e kam marrë nga tatuazhet e këtij shkjaut (serb) që kishte në trupin e tij . Ai kishte bërë ‘tatto’ kriminelë të luftës dhe kjo ma shtonte më shume inatin për ta fituar këtë ndeshje me çdo kusht”, shkruan Seferi mes të tjerash.
Ja postimi i Nuri Seferit. /Periskopi