Kur luani si mysafir në Venecia: Ultrasit e Milanit dhe vendësit zhvillojnë ‘betejën’ në ujë
Ka raste të shumta kur tifo-grupet e ndryshme të futbollit humbin arsyen dhe nisin përleshje mes vete.
Italia është një nga vendet ku tifozët e futbollit përfshihen shumë emocionalisht me skuadrat e tyre, dhe kjo u vërtetua edhe gjatë kësaj jave.
Ndeshja mes Venezia dhe Milan prodhoi një ngjarje të jashtëzakonshme jashtë fushave të blerta.
Tifozët e Venezia dhe ata të Milan zhvilluan një luftë në ujë. Palët gjuanin me mjete pyroteknike drejt njëra-tjetrës.
Pamjet e regjistruara janë thjeshtë të pabesueshme. Shikoni më poshtë.
Away days in Venice.
Venezia and AC Milan ultras having a naval battle.
— Sam Street (@samstreetwrites) January 9, 2022