Kur Kosova ?? dridhte gjysmëfinalisten e Euro 2020, Danimarkën ?? nën atmosferën e zjarrtë të ‘Fadil Vokrrit’ ?

Danimarka vështirë se mund ta kishte imagjinuar suksesin që po e priste këtë vit në Euro 2020.
Danezët kanë avancuar deri në gjysmëfinale të kompeticionit, ku do të takohen me Anglinë, raporton Periskopi.
Sidoqoftë, Kosova kishte dalë e tepërt për ta mposhtur kur kishin udhëtuar drejt ‘Fadil Vokrrit’ më 21 mars të vitit 2019.
Në fakt, në miqësoren e zhvilluar në kryeqytetin e Kosovës, ‘Dardanët’ patën dy herë epërsinë në ndeshje, fillimisht përmes Rrahmanit 42′, pastaj përmes Celinës 66′, por mbrojtja kosovare doli të jetë pika e dobët.
Kjo pasi golat nga Eriksen 63′ nga penalltia dhe Hojbjerg 90+1′, ia parandaluan humbjen danezëve.
Shikoni më poshtë golat. /Periskopi.com/