Kur Jordan Henderson i doli ballë si trim i vërtetë Diego Costas së frikshëm

Kur Jordan Henderson i doli ballë si trim i vërtetë Diego Costas së frikshëm

Për herë të parë në atë që duket si përjetësi, ka dyshime për të ardhmen e kapitenit të Liverpoolit, Jordan Henderson.

Pavarësisht kritikave që ka marrë në disa sezonet e para te Liverpooli, ajo që nuk është vënë kurrë në diskutim është karakteri i tij, transmeton Periskopi.

Dhe karakteri i tij i fortë nuk ka si të nënvizohet më mirë se momenti kur i frikshmi Diego Costa u mundua ta frikësonte atë në vitin 2015.

Henderson dhe Costa u përplasën gjatë një përballjeje në Capital One Cup në ‘Anfield’ në janar dhe u desh të ndahen pas një kacafytjeje në tunel pas ndeshjes.

Nga ajo që shihet nga përballja në fushë, Henderson duket i ftohtë si akulli, teksa shikon sy patrembur Costan. /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: