Kur jeni më të eksituara para, gjatë apo pas ciklit?

Kur jeni më të eksituara para, gjatë apo pas ciklit?

Pyetjet rreth marrëdhënieve seksuale duket sikur nuk marrin fund kurrë. Kjo ndodh për shkak se një temë e tillë, dmth seksi, i cili për shumë kohë është konsideruar tabu për një shoqëri të kompleksuar si kjo e jona, ngjall gjithmonë debat, por edhe sepse jo rrallëherë mungon informacion rreth shëndetit seksuale. E në mesin e gjithë kësaj kureshtjeje, nuk mund të mungojë as edhe pyetjet klasike si ‘’A mund të bëjmb seks gjatë atyre ditëve?” apo ”Si ndryshojnë dëshirat gjatë periodave?”. Për këtë arsye Living ju fton të lexoni artikullin e mëposhtëm:

Dita 1: Dita e parë e ciklit përkon me ditën ku keni edhe intervalet e para të hemorragjisë. Sipas mjekëve gjineologë nëse vuani nga dismenorrea, menstruacionet e dhimbshme, nuk është e këshillueshme të kryeni marrëdhënie gjatë kësaj dite.

Nga dita 2-të në ditën e 7-të: Gjatë ditëve të para të ciklit, dëshira seksuale është më e ulët krahasuar me ditët e tjera, por kjo nuk do të thotë që s’mund të bëni seks.

Nga dita e 8-të në ditën e 14-të: Gjatë intervalit nga dita e 8-të në të 14-të ndiheni më të eksituara pasi nivelet e estrogjenit në gjak janë më të larta. Trupi po përgatitet të lëshojë një vezë të re, kështu që këto janë ditët ideale për të ngelur shtatzënë pasi përkojnë me ditët më pjellore (fertile) të muajit.

Nga dita e 15-të në ditë e 21-të: Gjatë këtyre ditëve nivelet e estrogjenit në gjak fillojnë të ulen. Siç e cekëm edhe më lart, duke qenë se ovulacioni ndodh rreth ditës së 14-të, dita pasuese paraqet më pak probabilitet për të mbetur shtatzënë. Gjatë kësaj periudhe dëshira seksuale është akoma e lartë.

Nga dita e 22-të në ditën e 28-të: Ndryshe nga ditët e tjera, gjatë kësaj jave rriten nivelet e progesteronit. Një detaj interesant ka të bëjë me zërin, i cili është më i thellë, kumbues dhe sensual.

Shpërndaje në: