Kur je gruaja e Ronaldos qet lloj-lloj ‘kajde’: Georgina lindë binjakët në spital luksoz me kuzhinë e truprojë personale
Georgina Rodriguez është fakt i ditur tashmë se është shtatzënë me binjakë, të cilët ka vendosur t’i lindë në Spanjë.
Bhet fjalë për spitalin universitar ‘Quironsauld’ dhe jo në Ishullin britanik.
Atje ka promovuar serialin e saj në Netflix dhe ka shfrytëzuar rastin të ndalet tek struktura spitalore e cituar më sipër, ku ka përcaktuar të gjitha detajet e shtrimit dhe lindjes. Georgina e njeh mirë spitalin spanjoll, sepse aty lindi Alana Martina në vitin 2017.
“Quironsalud” është një qendër mjekësore shumë prestigjioze, me 133 dhoma teke dhe 57 suita, duke përfshirë katër suita të mëdha prej 55 metrash kartorë me dy banja, Wi-Fi, televizor dhe kasafortë. Gjithashtu, spitali ka kuzhinën e vet dhe një menu të personalizuar për të plotësuar nevojat e shijet e çdo pacienti.
Plus këtyre, ka shërbime shtesë si sekretare dhe truprojë. Lindja e binjakëve nga Georgina Rodriguez pritet të ndodhë në pranverë. Ardhja në jetë e dy fëmijëve të tjerë do ta zgjerojë familjen tashmë të madhe të Cristiano Ronaldos, babait të Cristiano JR, Eva, Mateo dhe Alana Martina.