Kur Fellaini u emërua kapiten i Man Unitedit dhe Jamie Redknapp mendoi se ishte shaka

Kur Fellaini u emërua kapiten i Man Unitedit dhe Jamie Redknapp mendoi se ishte shaka

Marouane Fellaini asnjëherë nuk ta dha ndjesinë se është ‘futbollist i Manchester Unitedit’ por kjo nuk e ndali mesfushorin belg të bënte 177 paraqitje për klubin.

Fellaini ishte një blerje paniku nga David Moyes, i cili kishte dështuar të transferonte të gjithë objektivët e tij kryesorë në afatin e tij të parë kalimtar, pasi zëvendësoi Sir Alex Fergusonin si trajner i Unitedit, transmeton Periskopi.

Moyes e njihte mirë Fellainin nga koha e tyre së bashku tek Evertoni dhe bindi punëdhënësit e tij të rinj të shpenzonin mbi 30 milionë euro në ditën e fundit të afatit kalimtar, në shtator të vitit 2013.

p1flr4fe8l10pkvv719ev1cii2lbd.jpg

Fellaini përfundoi duke qëndruar në ‘Old Trafford’ për pesë sezone e gjysmë, duke shënuar 22 gola gjatë kësaj kohe.

Ai gjithashtu fitoi disa trofe përfshirë FA Cup, EFL Cup dhe Europa League.

Por kur Fellaini eventualisht u largua nga Mançesteri për të kaluar te klubi kinez, Shandong Luneng në janar të vitit 2019, pak fansa të Unitedit ishin të trishtë që panë largimin e tij.

Pavarësisht gjithë kritikave që merrte, Fellaini arriti të bëhet kapiten i Manchester Unitedit në ndeshjen kundër Sunderlandit në prill të vitit 2017.

p1flr4l61cvi9mbb1k3b10vns8f.jpg

Kur u zbulua për herë të parë se Fellaini do të jetë kapiten, analisti i ‘Sky Sports’, Jamie Redknapp mendoi se ishte tallje.

Prezantuesi Dave Jones pyeti Redknappin: ”Mendoni për liderët e mëdhenj që kanë pasur në vitit e fundit, a do ta vendosnit atë aty?”

Redknapp me guxim u përgjigj: ”Jo. Nuk do ta bëja në fakt.

”A po tallesh? Ai është kapiteni? Në rregull.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: