Kur është fryrje e barkut, e jo kilogramë të tepërt

Kur është fryrje e barkut, e jo kilogramë të tepërt

Ka raste kur fryrja e barkut nuk largohet pavarësisht përpjekjeve tona të shumta.

Instruktori i i disa personazheve të njohur, James Duigan, ka zbuluar disa nga shkaktarët e fryrjes së barkut që nuk kanë lidhje me kilogramët e tepërt, shkruan Ekonomia Online

Shkaktarët

  • Jeta sedentare
  • Dëshira e vazhdueshme për të ngrënë ëmbëlsira
  • Teprimi me alkoolin
  • Përfshirja e shumë ushqimeve të pasura në sheqerna dhe karbohidrate të përpunuara (ëmbëlsira, biskota dhe bukë e bardhë) ose karbohidrate me niseshte (makarona ose oriz) në dietë.

Si të shpëtoni prej tyre:

  • Konsumoni alkool në sasi të moderuar.
  • Ndiqni një dietë më të shëndetshme. Shmangni ushqimet e përpunuara dhe ato me shumë yndyra e sheqer. Konsumoni vezë, mish pa dhjamë, perime dhe fruta, si dhe yndyra të shëndetshme, si avokado, fruta të thata dhe peshk.
  • Gjeni kohë për t’u stërvitur

Fryrja e barkut si pasojë e stresit

Shkaktarët

  • Stresi kronik (nivelet e larta të stresit)
  • I anashkaloni shpesh vaktet
  • Konsumoni shumë kafe
  • Vuani nga sindroma e zorrës së irrituar
  • Ushqeheni jo-shëndetshëm

Si të shpëtoni prej tyre:

Shkoni në shtrat më herët: Mungesa e gjumit ju vendos në gjendje stresi, dhe ky i fundit ndërpret prodhimin e leptinës, hormoni që rregullon oreksin dhe metabolizmin.

Qetësohuni para se të flini: Teknikat e frymëmarrjes, një dush i ngrohtë pse meditimi mund t’ju vijnë në ndihmë në këtë rast. Përpiquni mos të konsumoni kafe në mbrëmje.

Mos e teproni me ushtrimet: Bëni joga, një shëtitje të lehtë ose edhe ushtrime në palestër, por pa e tepruar.

Përfshini magnez në dietë– Magnezi është një mineral relaksues që gjendet tek perimet e gjelbra, frutat e thata,

 

Shpërndaje në: