Kur do të kthehet Blendi Idrizi? Lëndimi i tij më serioz sesa dukej – trajneri i Schalke sqaron gjithçka

Kur do të kthehet Blendi Idrizi? Lëndimi i tij më serioz sesa dukej – trajneri i Schalke sqaron gjithçka

Lojtari i kombëtares së Kosovës, Blendi Idrizi ka pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit para sfidave të kombëtareve, duke bërë kështu që të humbte edhe grumbullimin me kombëtaren e Kosovës.

Idrizi ishte një nga gjetjet më të mira të miqësoreve që Kosova luante paraprakisht, por për fat të keq nuk ndihmoi dot edhe në eliminatore.

Mesfushori kosovar që luan me Schalke 04 ka pësuar një lëndim në gju dhe ky lëndim rrezikon ta mbajë për një periudhë më të gjatë jashtë fushave të blerta.

Lidhur me situatën e lojtarit ka folur edhe trajneri i Schalke, Dimitrios Grammozis. Fjalët e tij ua Periskopi ua përcjell më poshtë.

“Schalke 04 nuk e ka verifikuar akoma diagnozën e saktë të Idrizit, por fakti është se gjuri dhemb akoma. Me Blendi Idrizin është histori më e gjatë. Nuk kishte ngjarje specifike. Ndodhi disi”, ka thënë Grammozis, transmeton Periskopi.

“Idrizi nuk mund të stërvitet plotësisht me skuadrën. Ai ka probleme me gjurin. Nuk është aq keq, por është i paqëndrueshëm, reagon në ngarkesa të larta. Duhet ta shërojmë pa ngarkesa”, ka shtuar trajneri.

Kosovari po punon me fizioterapeutët e skuadrës çdo ditë, por gjithsesi, rikthimi mund të vonojë. Nuk dihet nëse lojtari do të arrijë të kthehet në kohë për ndeshjen që Kosova e luan me Suedinë, tani kur kanë mbetur më pak se një muaj kohë.

Kosova përballet me kombëtaren e Suedisë më 9 tetor. Kujtojmë se në atë pozitë vazhdon të ketë probleme edhe për Bersant Celinën, i cili po ashtu nuk aktivizohet me skuadrën e tij, pikërisht si pasojë e problemeve fizike. /Periskopi/

Shpërndaje në: