Kur Albin Kurti i quante hajna ata që e shikonin ndeshjen e Kosovës në tribunën VIP
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti mbrëmë ka ndjekur ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Irlandës së Veriut nga stadiumi Fadil Vokrri.
Por ajo që ka rënë në sy ishte se Kurti e ka ndjekur lojën e Kosovës nga tribunat VIP.
Ka qenë pikërisht Albin Kurti kur tri vite më parë sa ishte në opozitë kritikonte fortë secilin politikan të Kosovës që përcillte ndeshjet e Kosovës në futboll në ulëset VIP.