Kuptimi i vërtetë i emoticon-ëve

Kuptimi i vërtetë i emoticon-ëve

Jo të gjitha emoticon janë ato që duken. Fytyrat rrumbullake të përdorura në biseda po përdoren gjithnjë e më shumë për të zëvendësuar emocione apo gjeste.

Për këtë arsye, çdo vit dalin emoticon të reja pas miratimit nga Unicode Consortium, organizata që merret me mirëmbajtjen e një sistemi të përbashkët standard të shkrimit të karakterve në sistemin informatik.

“Nuk është gjuhë, për është për t’u vlerësuar që po transformohet në diçka të ngjashme”, thotë presidenti i Unicode, Mark Davis.  Por jo të gjitha emoji tregojnë atë që besojmë. Për shembull fytyra e përdorur për të dërguar puthje, është thjesht një fishkëllimë.

Asnjë puthje

Nëse e keni përdorur si një version i butë i fytyrës me zemër që del nga goja, e keni gabim. Në të vërtetë buzët janë sikur fishkëllejnë dhe nuk dërgojnë puthje.

Gafë e dyfishtë

Shpesh përdoret në mënyrë ironike për të tallur një mik apo për të shprehur një siklet për një bezdisje që keni bërë. Gabim. Në të vërtetë është një buzëqeshje më e theksuar ku përfshihen edhe sytë.

Mos u dëshpëro

Edhe pse për vite është përdorur si shprehje e një dëshpërimi e kemi pasur gabim. Ky emoticon thjesht tregon lodhje.

Moment reflektimi

Nuk është shprehje e një personi të trishtuar dhe që do tia tregojë një miku, por përfaqëson një njeri që mendohet dhe pak i bindur.

Përveçse inat

Emoticon që i del tym nga hundët është më i polemizuari, pasi mendohet se shpreh një njeri që është tejet i zemëruar. Por në fakt Unicode ka tjetër shpjegim. Ai përfaqëson një shprehje triumfi pasi është kaluar një sfidë apo pengesë e madhe.

Dy duar bashkë

Simboli i dy duarve bashkë gjithashtu është mjaft i debatuar. Në versionin origjinal vjen nga kultura japoneze, dhe është gjesti që bëhet me duar kur lutemi apo falenderojmë dikë. Por ka nga ata që e interpretojnë si shprehja ‘toke këtu’.

Duart lart

Nëse mendoni se kjo vajzë i ka duart në pozicionin e një balerine, gati për të bërë një piruetë apo për të treguar mosbesim e keni gabim. Në gjuhëne  Unicode ajo po bën gjestin OK./Top Channel/

 

 

Shpërndaje në: