Kupa e Kosovës: Gjilani e mposhtë Llapin midis stadiumit ‘Zahir Pajaziti’, Prishtina fiton me përmbysje ndaj Vushtrrisë
Skuadra e Gjilanit ka shënuar fitore ndaj Llapit në udhëtim në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.
Gjilani fitoi ndaj Llapit në “Zahir Pajaziti” me rezultatin 1-2.
Granit Jashari dhe Përparim Islami shënuan për Gjilanin, teksa Trimor Selimi gjeti golin për Llapin.
Në ndeshjen tjetër, Prishtina fitoi me përmbysje të rezultatit ndaj Vushtrrisë në ‘Ferki Aliu”.
Vushtrria ishte në avantazh me rezultatin 1-0 me golin e Chibuezes në pjesën e parë. Në të dytën, Prishtina u aktivizua dhe me dy golat e Endrit Krasniqit në fundin e ndeshjes, mori fitoren mjaft të rëndësishme dhe të kërkuar.