Kupa e Kosovës: Drenica demolon Ulpianën, Llapi-Ballkani dhe Prishtina-Drita në vazhdime
Kanë përfunduar tri ndeshjet e luajtura në kuadër të 1/8-tës së Kupës së Kosovës në futboll sot, të cilat njëherit edhe hapin stinorin e ri në futbollin kosovar, shkruan Periskopi.
Drenica ka demoluar Ulpianën si nikoqire me rezultat 4-0, falë golave nga Rapo 14′, Zabergja 45+1 dhe një të panjohuri në minutën e 81-të, shkruan Periskopi.
Dy takimet e tjera, Llapi-Ballkani dhe Prishtina-Drita, kanë përfunduar pa gola, derisa tash këto dy përballje kanë shkuar në vazhdime.
Kështu, hapet stinori i ri në futbollin kosovar, teksa në fundjavë zhvillohen ndeshjet e para të Superligës. /Periskopi.com/