Kupa e Kosovës do të rikthehet sot me dy ndeshje çerekfinale

Kupa e Kosovës do të rikthehet sot me dy ndeshje çerekfinale

Kupa e Kosovës do të rikthehet në këtë mesjavë me ndeshjet çerekfinale.

Sot na presin dy ndeshje të kësaj faze, të cilat do të nisin nga ora 13:00.

Malisheva dhe Llapi do të përballen mes vete në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, ndërsa konsiderohet si dueli kryesor i kësaj faze.

Ndërsa, ballafaqimi tjetër çerekfinal do të jetë ai mes Drenicës dhe Ferizajt, i cili do të luhet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Ndërkaq, nesër do të luhen dy ndeshje të tjera çerekfinale.

Derbi i moçëm mes Vëllaznimit dhe Prishtinës do të luhet në Gjakovë, kurse Drita do ta vizitojë Prishtinën e Re.

Në çerekfinale do të luhen vetëm nga një ndeshje, prandaj ekipet fituese sot do të kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës.

Shpërndaje në: